Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe vranësira ditore, por pa reshje atmosferike.

Mëngjesi do të jetë i freskët dhe dita jo shumë e nxehtë.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 11 minimalja deri në 28°C ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi parashihet të mbajë mot me diell e në disa rajone priten vranësira ditore, por pa reshje atmosferike.

Jave e re fillon me diell e vranësira lokale. Pas stabilizimit të motit gjatë fundjavës ky stabilitet atmosferik nuk do të zgjasë shumë, ngase nga e hëna pasdite parashihem zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por këto zhvillime do të jenë të karakterit lokal, pra do të kapin vetëm disa rajone./MeteoBallkan

By admin7