Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim ndaj FC Drita, pas incidenteve të regjistruara në ndeshjen ndaj KF Drenica.
Komisioni Disiplinor ka vlerësuar rastin bazuar në nenin 6, paragrafi 1, pika C, si dhe nenin 18, paragrafi 2, pikat B dhe C të Rregullores Disiplinore, duke vendosur që klubi të dënohet me gjobë prej 1000 euro.
Në vendim thuhet gjithashtu se afati për pagesën e gjobës është 15 ditë, nga momenti kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

