Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur së fundmi në konferencë për shtyp.
“Nuk është e lehtë, as për ne dhe as për të. Duhet ta menaxhojmë këtë situatë, edhe ai duhet ta menaxhojë dhe të mësojë prej saj. Mendoj se ai do të kthehet më i fortë dhe do ta ndihmojë ekipin të jetë më i fortë se sa është tani”, ishin fjalët e Flick.
Yamal, ishte lënduar në ndeshjen ndaj Celta Vigos, ku do të humbas ndeshjet e mbetura me Barcelonën, përfshirë dhe “El Clasicon”.
Por ai pritet të jetë gati në Botëror për Spanjën, ku Yamal do të jetë plotësisht i rikuperuar.

