“Fluturoi” nga gëzimi, kështu e festoi golin e Spanjës futbollisti Richarlison

Futbollisti brazilian, Richarlison i është gëzuar tejmase humbjes së Argjentinës mbrëmë në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e lojtarit të Tottenhamit, i cili festoi si i çmendur golin e Ferran Torresit, shkruan Indeksonline

Ai shihet duke kërcyer dhe festuar në shtëpinë e tij, derisa poshtë mban të veshur “shorce” me flamurin e Brazilit.

Kujtojmë që Spanja arriti fitore minimale 1:0 në finalen e turneut më të madh të futbollit./Indeksonline/

By admin4