Pas përfundimit të finales së madhe mes Argjentinës dhe Spanjës, ndodhi një përleshje e vogël mes futbollistëve.
Ishte Gavi dhe Paredes që dhuruan një meç të vogël boksi në fushën e futbollit, shkruan Indeksonline
Edhe pse në fillim disa pamje tregonin se mesfushori i Argjentinës ishte fajtori kryesor për kacafytjen me Gavin, del se ky i fundit ishte iniciatori.
Gavi vrapoi shpejt dhe e goditi Paredesin dhe ky i fundit më pas e “tërhoqi” zhag.
Kujtojmë se FIFA shumë shpejt pritet t’i sanksionojë lojtarët e përfshirë në këtë përleshje./Indeksonline/
— FOLLOW:ABOKR10 (@ganoargentinatv) July 20, 2026



