Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një grua ka raportuar se në tualetin e Emergjenës ka lindur foshnjën e saj, e cila ndodhej në gjendje të rëndë shendetësore dhe pas pak kishte ndërruar jetë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në Spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes. Rr. ‘Ramadan Rexhepi’ 05.05.2025 – 19:45 E dyshuara femër k-shqiptare, raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërrua jetë pas pak kohe. Me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në Spitalin e Gjinekologjisë – Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, ka thënë Veseli.

