Getinjo dhe Era ndezin rrjetin me pamje nga pushimet romantike

Reperi i njohur Getinjo dhe partnerja e tij, Era Berisha kanë vendosur të largohen nga rutina e përditshme për të shijuar disa momente relaksi së bashku, shkruan IndeksOnline.

Çifti duket se po kalon ditë të bukura pushimi në një nga destinacionet e preferuara verore, ndërsa nga postimet e tyre në rrjete sociale është lënë të kuptohet se udhëtimi i tyre është drejt Greqisë.

Ishte Era ajo që ndau me ndjekësit disa fotografi të ëmbla pranë reperit. Në pamjet e publikuara, dyshja shfaqet e lumtur gjatë një shëtitjeje me varkë, duke shijuar atmosferën e plazhit dhe momentet së bashku.

Krahas fotove, Era ka shoqëruar postimin me një koment me humor: “Pak deti pak na ma shume ata se na”, duke treguar anën e tyre të afërt dhe spontane.

Edhe Getinjo ka ndarë disa momente nga pushimet përmes InstaStory-t, duke shtuar më shumë kuriozitet rreth aventurës së tyre verore.

By admin4