Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së tij në Malishevë.
Sipas njoftimit, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Malishevë/30.04.2026-15:50. Është gjetur pa shenja jete në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, njoftoi policia, teksa shtoi se rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

