Gjesti fisnik në Gjilan: Punëtorët e “Leo Wash-Go” u kthejnë mërgimtarëve 1,000 franga të gjetura në rroba

Një gjest i lartë korrektësie dhe ndershmërie është shënuar në Gjilan, në ambientet e pastrimit kimik “Leo Wash-Go”.

Gjatë procesit të pastrimit të rrobave të një familjeje mërgimtare, stafi i biznesit ka gjetur shumën prej 1,000 frangash, të cilat më pas ua kanë kthyer pronarit.

Ky veprim është një shembull i mirë i korrektësisë dhe profesionalizmit ndaj klientëve, duke dëshmuar se ndershmëria dhe besimi vazhdojnë të jenë vlera të rëndësishme në shoqëri.

Nga “Leo Wash-Go” kanë përcjellë mesazhin se do të vazhdojnë punën me përkushtim, korrektësi dhe respekt ndaj çdo klienti.

“Ecim tutje me punë e korrektësi ndaj klientëve.”

By admin