Sonte nata për Ballkanin, luan ndaj skuadrës irlandeze në Conference League

Ballkani sonte do të luajë në raundin e dytë kualifikues të Conference League-s.

Tri herë kampioni i Kosovës luan si mysafire e skuadrës nga Irlanda, Bohemians, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Dalymount park” në Dublin, duke filluar nga ora 19:00.

Kujtojmë se Ballkani në raundin e parë e eliminoi skuadrën nga uellsi, Connahs Quay, derisa nëse kalon tutje, do të përballet me fituesin e ndeshjes Midtjylland – Besiktas./IndeksOnline/

By admin4