Glauk Konjufca e propozon Albulena Haxhiun për Kryeparlamentare

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.

Emrin e saj e propozoi deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca.

Haxhiu aktualisht po ushtron edhe detyrën e presidentes.

Në këtë ulëse Haxhiu, nëse zgjidhet, po vjen për herë të dytë pasi u zgjodh kryeparlamentare para kësaj legjislature, që doli nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025.

Ajo qëndroi në këtë pozitë deri në prill kur Kuvendi u shpërbë për shkak të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.

Seanca po mbahet jashtë afatit kushtetues, i cili skadoi më 7 gusht./Express/