Gostivari sot pritet të ketë ujë teknik për përdorim, por jo edhe ujë të pijshëm

Gostivari sot pritet të furnizohet me ujë teknikisht të rregullt për përdorim, njoftoi dje kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se ende po vazhdon procesi i hiperklorinimit të tij nga ana e ekspertëve të Ujësjellësit të Shkupit.

I pyetur nga gazetarët pas inspektimit të punimeve ndërtimore për ndërtimin e nyjës rrugore “Momin Potok”, Mickoski tha se rezultatet e analizave të deritanishme janë të mira dhe se situata është sanuar në një afat të shkurtër kohor.

Në Gostivar uji do të vazhdojë të mbetet i ndaluar për pije, madje edhe pasi të bëhet i rregullt për përdorim teknik.(INA)

By admin7