Norvegjia ka siguruar kualifikimin në 1/16 e finales, pas fitores ndaj Bregut të Fildishtë, derisa në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Brazilin.
Sulmuesi kryesor i ”vikingëve”, Erling Haaland i cili po shkëlqen në Kupën e Botës, komentoi përballjen me Brazilin, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se Norvegjia ka mundësi të vogla për kualifikim në 1/8 e finales, pasi nuk do të jetë e lehtë të luajnë ndaj Brazilit.
“Mundësi të vogla. Të luajmë kundër Brazilit në raundin e 16-të është diçka që do të duhet ta përballojmë. Tani po shkojmë në raundin e 16-të, do të ketë ekipe të shkëlqyera dhe nuk do të jetë e lehtë. Do të jetë e vështirë të avancojmë. Nuk do të jetë e lehtë, nuk e di nëse do t’ia dalim. Jemi përgatitur shumë dhe jemi ende shumë mirë të përgatitur.”, ka deklaruar Haaland.
25-vjeçari ka shënuar pesë gola deri më tani me Norvegjinë në Kupën e Botës.

