Komuna e Prishtinë ka vendosur t’i shtrenjtojë biletat e transportit publik.
Përmes një njoftimi, Komuna e Prishtinës ka treguar se çmimet e reja hyjnë në fuqi nga sot.
Çmimi i biletës njëdrejtimëshe nga 50 sa ka qenë, tash do të jetë 80 centë.
Megjithatë, nëse bileta paguhet përmes sistemit digjital, ajo do të kushtojë 0.60 euro.
Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale.

