Haradinaj rrëfen takimin e veçantë me nënën e Jusuf Gërvallës: “Ma jep dorën ta puthi gishtin që po merr hak për Jusufin”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer një takim me nënën e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Ajshen.

Në një intervistë në Kanal 10, Haradinaj ka treguar se takimi kishte ndodhur në kohën kur ishte krijuar brigada që udhëhiqej nga vëllai i tij, Daut Haradinaj.

Ai ka rrëfyes se gjatë takimit, “nëna Ajshe” i kishte shprehur mirënjohje për luftën dhe hakmarrjen për djalin e saj.

“Ma jep dorën ta puthi gishtin që po merr hak për Jusufin”, citoi Haradinaj fjalët e Ajshe Gërvallës.

Haradinaj theksoi se familja e tij dhe familja Gërvalla njiheshin edhe më herët, duke përmendur lidhjet dhe kontaktet e hershme mes dy familjeve.

“Ne e njohim këtë familje edhe më herët, kemi pasur lidhje të gjata”, ka treguar ai.

Ai ka bërë me dije se për këtë familja ka pasur respekt çdo herë.

Ndërsa, ai ka thënë se qëndrimi i tij për Donika Gërvallen, vajzën e Jusuf Gërvallës, është i ditur.