Meliza Haradinaj: Kosova të kërkojë nga Von der Leyen një Gjykatë Speciale për Serbinë

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka thënë se Kurti e Haxhiu duhet t’i vendosin dy çështje në tavolinë sot në takimin me Von der Leyen-in.

“NJË GJYKATË SPECIALE PËR SERBINË
Sot, në takimin me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kosova duhet të flasë qartë. Kryeministri Kurti dhe u.d e presidentes Haxhiu duhet t’i vendosin dy çështje në tavolinë:

Hapja dhe qasja në arkivat e Serbisë duhet të bëhet temë zyrtare dhe pjesë e drejtpërdrejtë e dialogut Kosovë–Serbi.
Një Gjykatë Speciale për Serbinë, një mekanizëm i veçantë ndërkombëtar i drejtësisë për krimet gjenocidale të Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë, që kanë mbetur të pagjykuara, të pandriçuara, dhe pa përgjegjësi penale.
Kosova nuk duhet të presë nga Brukseli vetëm për të dëgjuar se çfarë kërkohet prej saj. Duhet të flasë me kërkesat e veta:
Arkivat. Provat. Drejtësia. E vërteta historike si parakusht për paqe e normalizim”, ka thënë Meliza Haradinaj./Indeksonline/