Haxhiu: Kurti do të zhvillojë një tjetër takim me LDK-në për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pritet të zhvillojë gjatë ditëve në vijim një tjetër takim me LDK-në, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas takimit me liderët e subjekteve politike.

Haxhiu u bëri thirrje partive që të ulen dhe të diskutojnë konkretisht për çështjen e presidentit, duke propozuar që diskutimet të nisin me emra për një kandidat konsensual, i cili nuk është pjesë e ndonjë partie politike.

Ajo tha se edhe Vetëvendosje është shprehur e gatshme për një president konsensual, ndërsa theksoi se Kurti ka bërë të ditur se nuk dëshirojnë që presidenti të jetë domosdoshmërisht nga radhët e LVV-së.

Sipas Haxhiut, takimet mes partive duhet të vazhdojnë sa më shpejt, ndërsa Kurti ka paralajmëruar një takim të ri me LDK-në.

By admin7