Hidhet lëndë shpërthyese në selinë e partisë së kryeministrit holandez

Një person i panjohur hodhi një pajisje shpërthyese në selinë e partisë holandeze D66, të udhëhequr nga kryeministri Rob Jetten.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e 7 majit, duke shkaktuar dëme në hyrjen e godinës dhe në dritare. Në momentin e incidentit, rreth 30 persona ndodheshin brenda selisë së partisë në Hagë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Reklame

Policia bëri të ditur se një i dyshuar u arrestua rreth një orë pas sulmit.

Kryeministri Jetten e cilësoi ngjarjen si “një akt frikacak frikësimi” dhe falënderoi policinë dhe zjarrfikësit për reagimin e shpejtë.

By admin5