Rritet në 37 numri i viktimave nga shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve në Kinë

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës është rritur në 37.

Sipas autoriteteve, një person vazhdon të rezultojë i zhdukur, ndërsa 51 të tjerë mbeten të shtruar në spital. Pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Reklame

Shpërthimi ndodhi më 4 maj në qytetin Liuyang të provincës Hunan dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe në ndërtesat që ndodheshin 300 deri në 400 metra larg fabrikës.

Pas incidentit, presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi forcimin e masave të sigurisë në uzinat e prodhimit në të gjithë vendin. Ai kërkoi gjithashtu që të ofrohet ndihmë maksimale për të prekurit, të hetohen shkaqet e shpërthimit sa më shpejt dhe të mbahen përgjegjës personat përgjegjës për ngjarjen.

By admin5