Hiqet kioska “Ali Tobacco” në afërsi të vendkalimit ilegal në Bit Pazar

Është larguar konstruksioni i kioskës “Ali Tobacco” në afërsi të vendkalimit ilegal në Bit Pazar të Shkupit, përcjell TV21. Kioska ishte e vendosur në afërsi të urës, ku zinte një pjesë të hapësirës publike, respektivisht të trotuarit. Kioska do të vazhdojë të funksionojë, por tashmë është zhvendosur në afërsi të këtij lokacioni. Ndryshe, gjatë muajit maj, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në Click Plus të TV21 paralajmëroi se e njëjta do të largohej dhe se do të diskutohet me banorët për çështjen e vendkalimin ilegal.

By admin2