Jennifer Lopez ka shënuar nisjen e muajit të ditëlindjes së saj me një dhuratë të veçantë për fansat. Këngëtarja dhe aktorja prezantoi një pasqyrë ekskluzive “Bling Mirror”.
Sipas J.Lo-së, pasqyra është frymëzuar nga publikimet e saj më të reja, “Everything’s Fine (AM)” dhe “Everything’s Fine (PM)”, si edhe nga filozofia e saj e përditshme e kujdesit për lëkurën, transmeton Indeksonline.
Artistja ka kuruar gjithashtu rutinën e saj të preferuar të mëngjesit dhe mbrëmjes për kujdesin ndaj lëkurës, ndërsa bëri të ditur se të gjithë ata që blejnë paketën AM + PM Routine do të marrin falas edhe “Bling Mirror”, si një dhuratë me rastin e muajit të ditëlindjes së saj.
“Gëzuar 1 korrikun! Për të festuar muajin e ditëlindjes sime, krijuam këtë ‘Bling Mirror’ në edicion të limituar vetëm për ju”, shkroi Jennifer Lopez në postimin e saj në rrjetet sociale.



