Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, ka bërë sot publike listën e 26 lojtarëve të ftuar në radhët e një prej favoriteve për të fituar Botërorin 2026. Dhe ashtu siç ishte parashikuar, vendimi ka qenë historik.
Për herë të parë në listën e Spanjës sa i përket pjesëmarrjeve në një Kupë Bote, nuk do të ketë asnjë futbollist nga radhët e Real Madrid. Një e dhënë e jashtëzakonshme, duke llogaritur se thuajse gjithmonë ky klub kishte një bazë të gjerë lojtarësh në ekipin përfaqësues, e tashmë nuk ka asnjë kandidat në lartësinë e duhur për t’u bërë pjesë e tij.
De La Fuente ka zgjedhur grupin e zakonshëm me të cilin ka përballuar kualifikueset, por edhe emra të cilët kanë qenë në mëdyshje për shkak të dëmtimeve, si Niko Uilliams, i cili pritet të jetë në formë për ndeshjet e qershorit.


