Vizita e Kongresistëve Amerikanë në Luginën e Preshevës, pritet të konstatojë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve etnikë

Paralajmërimi, për nesër më 26 maj 2026, fillimi i një vizite zyrtare në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc, nga Kongresistët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, është e një rëndësie të veçantë.

Kujtoj se nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, inicoi duke prezentuar Rezolutën me numër H.R. 6411, dhe për raportim vizita është e një rëndësie të posaqme, që edhe të miratohet Rezoluta në fjalë mbrenda afatit të rregull 6 mujor të kētij viti.

Reklame

Është për të përshëndetur vizitën që do të realizohet në Krahinën e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, mirënjohës edhe Kongresmenëve tjerë si Demokratik dhe Republikan, por edhe komunitetit shqiptaro-Amerikanë në angazhimin dhe kontributin ku përmes avokimit, lobimit të vazhdueshëm, takimeve dhe adresimeve me fakte, prova e dëshmi të bollshme.

Uroj se pas realizimit të kësaj vizite nga Kongresistët amerikan të konstatojn plotësisht, me fakte, dëshmi e prova se kemi, moszbatim gati plotësisht ku Serbia nuk zbaton marrëveshjen e Konçulit të arritur më 20 maj 2001, dhe marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2009, 2013 dhe 2022.

Kurse përfaqësuesit politikë shqiptarë, bashkarisht të paraqesin dhe të denojn me një zë të unifikuar, ndaljen nga praktika e mospërfaqësimit proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore, por edhe ndaljen e menjëhershme të ballafaqimeve e përballjeve nga praktikat margjinalizuese-diskriminuese, u jan pasivizuar adresat nga rexhistrat civil-jan pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat.

Kjo vizitë duhet të shërbejë si mundësi që përfaqësuesit politikë shqiptarë të paraqiten me një PLATFORMË TË PËRBASHKËT dhe me qëndrime të unifikuara, duke argumentuar me fakte dhe dëshmi mbi diskriminimin sistematik që vazhdon ndaj shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës.

Kjo vizitë fletë më së miri se kjo Krahinë i përket Evropës, dhe nuk është çështje e brendshme e Serbisë, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin Politik dhe Juridik, andaj edhe kërkon zgjidhje të drejtë, të pranueshme me ndërmjetësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.

Vetëm përmes unitetit politik dhe institucional mund të avancohen kërkesat legjitime për barazi, siguri, identitet, dinjitet dhe zgjidhje të drejtë Politike e Juridike për këtë Krahinë shqiptare. Datë 25 maj 2026
Vështrim nga Mr.Sc.Refik Hasani.

By admin7