Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova

Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në Gjermani. Viktima, i identifikuar me inicialet B.F., nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të marra nga përplasja, e cila ndodhi të enjten.

Tragjedia në Kisella Vodë, gjendja e punëtorëve të lënduar jashtë rrezikut për jetë

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët në Prishtinë, të cilët përmes një njoftimi publik kanë shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e të dashurit të tyre.

Në reagimin e publikuar në rrjete sociale, ata e kanë kujtuar B.F. si një person me zemër të madhe, të sjellshëm dhe të respektueshëm ndaj të gjithëve. “Ai do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona për mirësinë dhe dashurinë që falte,” thuhet në njoftim per faktiditor.info

Autoritetet në Gjermani pritet të japin më shumë detaje rreth rrethanave të aksidentit, ndërsa familja ka bërë të ditur se informacionet për ceremoninë mortore do të publikohen në ditët në vijim.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar, duke rikthyer vëmendjen te rreziku i aksidenteve në trafik dhe pasojat e tyre fatale.

By admin