Një oficer i FSK’së, ka arritur sukses në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka përfunduar trajnimet sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon/Uells, në Mbretërinë e Bashkuar.
FSK shton se, gjatë këtij kursi, Nëntoger Endi Sherifi ka demonstruar përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe aftësi të shkëlqyera udhëheqëse, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Oficeri i FSK-së, arrin suksese në Mbretërinë e Bashkuar
Nëntoger Endi Sherifi, ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më sfiduese të këmbësorisë në Ushtrinë Britanike, PCBC (Platoon Commander Battle Course), i zhvilluar në Brecon/Uells, në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë këtij kursi intensiv, ai ka demonstruar përkushtim të lartë, profesionalizëm dhe aftësi të shkëlqyera udhëheqëse. Si rezultat i performancës së tij, Nëntoger Sherifi është vlerësuar me Mirënjohje të Veçantë nga Komandanti i Shkollës së Këmbësorisë, e cila iu dorëzua nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjeneralmajor Carl Boswell.
Forca e Sigurisë së Kosovës është krenare për arritjet e pjesëtarëve të saj, të cilët vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht vendin në arenën ndërkombëtare dhe të ngritin standardet profesionale të forcës sonë.

