Një nga biznesmenët më të fuqishëm të turizmit në Kinë humb jetën në Shqipëri.
Li Jianhong, themelues i resortit gjigant të skive “Silkroad Mountain” dhe drejtues i “Xinjiang Grand Scape Group”, vdiq në një aksident në aksin Librazhd–Elbasan, pranë Xibrakës.
60-vjeçari ishte në një udhëtim biznesi, ndërsa nga përplasja mbetën të plagosur edhe 6 persona.
Nga një inxhinier në telekomunikacion, Li ndërtoi një perandori me qindra miliona dollarë dhe mijëra punonjës.
Por përtej biznesit, ai ishte një aventurier ekstrem: ngjiti Everestin, K2 dhe përfundoi sfidën “Explorer’s Grand Slam”, duke arritur edhe në të dy polet e Tokës.
Ja çka thuhej në informacionin për aksidentin me 27.04.2026
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete.
Si pasojë e përplasjes së fortë, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një shtetas i huaj ka humbur jetën.
Ndërkohë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

