Bujar Osmani nga Brukseli: Rrezikohet Marrëveshja e Ohrit, vendi në ngërç politik

Bujar Osmani e ka nisur vizitën dyditore në Bruksel me një intervistë për radion “Jehona e Shqipës”, e cila këtë vit shënon 40-vjetorin e themelimit, duke e cilësuar atë si një zë të fuqishëm të mërgatës shqiptare në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Gjatë intervistës, Osmani ka folur për sfidat aktuale politike në Maqedonia e Veriut, duke theksuar se vendi po përballet me një ngërç të thellë institucional dhe politik. Ai ka ngritur alarmin për tendencat që, sipas tij, synojnë zhbërjen e Marrëveshja e Ohrit, duke e cilësuar atë si një shtyllë kyçe për stabilitetin dhe bashkëjetesën ndëretnike,raporton Faktiditor.info

Në këtë kontekst, Osmani ka theksuar se çdo tentativë për të prekur këtë marrëveshje rrezikon seriozisht balancat e brishta në vend dhe të ardhmen euroatlantike të shtetit.

Intervista është zhvilluar me gazetaren Enida Rrapaj, ku janë trajtuar gjithashtu edhe sfidat e përgjithshme me të cilat përballen shqiptarët në rajon, si dhe roli i diasporës në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Vizita e Osmanit në Bruksel pritet të vazhdojë me takime të tjera në kuadër të angazhimeve të tij politike dhe diplomatike./Faktiditor.info/

By admin7