Skandal në rrjetet sociale: Organizohet fushatë për sharje ndaj familjes Haradinaj në ditën e dasmës

Urrejtja dhe gjuha e ulët në rrjetet sociale kanë kaluar çdo kufi. Linçimet, sharjet dhe fyerjet ndaj figurave të rëndësishme kombëtare po shndërrohen në një fenomen alarmues në shoqërinë shqiptare.

Kulmi është arritur së fundmi, kur në një grup në Facebook është bërë thirrje e hapur për fyerje dhe sharje të organizuara ndaj familjes Haradinaj, pikërisht në ditën e dasmës së Luan (Shkëlzen) Haradinajt.

Nuk bëhet më fjalë për reagime individuale apo komente spontane – por për një përpjekje të mirëorganizuar për linçim publik. Për dy ditë me radhë, adresa të ndryshme në rrjetet sociale kanë shpërndarë dhe nxitur këtë gjuhë të papranueshme, duke dëshmuar një degradim shqetësues të komunikimit publik. /faktiditor.info

By admin7