Lajmet e fundit
Tragjedi në Gjermani: Babai dhe vajza 3-vjeçare humbin jetën në aksident, shoferi i kamionit largohet Një aksident i rëndë trafiku në autostradën A3, pranë Emmerichut në Gjermani, ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një 36-vjeçari dhe vajzës së tij vetëm trevjeçare. Aksidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në drejtim të Këlnit. Sipas policisë gjermane, një kamion që po kalonte nga korsia e djathtë në të majtën dyshohet se nuk ka vërejtur një automjet Volkswagen Golf që po lëvizte në atë pjesë të autostradës. Shoferi i Golfit ka tentuar të shmangë përplasjen, por ka humbur kontrollin mbi automjetin. Vetura është përmbysur, duke shkaktuar pasoja të rënda. 36-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajza e tij trevjeçare dhe partnerja e tij 26-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, kanë pësuar lëndime të rënda. Vajza është dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë më vonë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, 26-vjeçarja tashmë nuk është në rrezik për jetën. Policia në kërkim të shoferit të kamionit Hetuesit dyshojnë se aksidenti është shkaktuar nga kamioni. Drejtuesi i tij dyshohet se ka frenuar pas përplasjes, por më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa pritur policinë. Dëshmitarët kanë përshkruar kamionin si një mjet me ngjyrë të errët dhe targa bullgare. Rimorkioja dyshohet se kishte targa holandeze dhe transportonte një kontejner të kuq. Policia gjermane ka nisur kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e kamionit dhe drejtuesit të tij. Deri tani, ai ende nuk është lokalizuar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.
14 Sep 2026, Mon

Ish-ministri i mbrojtjes: Vdekja e presidentit Trajkovski ishte atentat, jo aksident

Ish-ministri i mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Trajan Gocevski ka nxjerrë një pretendim të fortë se vdekja e presidentit Boris Trajkovski në aksidentin ajror të vitit 2004 nuk ishte një ngjarje fatkeqe, por një atentat i mirëfilltë.

Boris Trajkovskit i bënë atentat“, deklaroi Gocevski gjatë një interviste për 4TV, duke theksuar se, sipas tij, rasti duhet të rihapet dhe të shqyrtohet sërish në kontekstin e krizave politike dhe të sigurisë që kaloi Maqedonia në vitet 1999 dhe 2001.

Ai vlerëson se ekzistojnë rrethana të shumta të cilat ngrenë dyshime për një lidhje të mundshme mes rrëzimit të avionit dhe ngjarjeve të asaj periudhe.

Gocevski u ndal edhe te çështjet që lidhen me hetimin e rrëzimit të avionit me të cilin udhëtonte Trajkovski. Sipas tij, në hetim u angazhuan navigatorë dhe oficerë të huaj, por roli i tyre i mëtejshëm, siç pretendon ai, nuk u sqarua kurrë mjaftueshëm.

„Ka shumë gjëra që mbetën pezull dhe ne si shtet nuk arritëm të imponoheshim për t’i zbardhur — gjë që është e rëndësishme si për familjet e tyre, ashtu edhe për ne si shtet“, deklaroi Gocevski.

Ai vlerësoi se në Maqedoni ka edhe raste të tjera të personave të humbur dhe ngjarjeve të pazbardhura që nuk kanë marrë vëmendjen e duhur institucionale.

Pretendimi se aksidenti ajror ku humbi jetën Boris Trajkovski ishte atentat mbetet një qëndrim personal i Gocevskit, ndërsa në deklaratën e tij nuk janë paraqitur prova me të cilat kjo do të konfirmohej.