Një qytetar nga Skenderaj ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e tij pas votimit me kusht në qendrën e votimit në këtë qytet.
Rrustem Rrustemi, me origjinë nga fshati Açarevë, ka shpjeguar se është detyruar të votojë me kusht, edhe pse jeton në Skenderaj prej më shumë se një dekade.
“Arsyeja e votimit me kusht është se unë para katër viteve kam votuar në Açarevë, por jetoj këtu që 10 vite. Qe dy herë shkoj në shkollën ‘Shaban Jashari’ për të votuar, por më thonë të votoj me kusht ose të shkoj në Açarevë. Me shku me taksi në Açarevë s’kam mundësi, prandaj po votoj këtu me kusht”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive, Rrustemi ka ushtruar të drejtën e tij të votës, duke komentuar me humor dhe shpresë procesin zgjedhor.
“Ishalla pin ujë kjo punë”, është shprehur ai pas votimit.
Procesi zgjedhor po vazhdon në të gjithë Kosovën, ndërsa qytetarët po i drejtohen qendrave të votimit për të dhënë verdiktin e tyre.

