Ja kush është shoferi nga Maqedonia që humbi jetën në aksidentin në Kroaci

Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pranë Slavonski Brod në Kroacia, ka humbur jetën një shofer kamioni nga Strumica, i cili drejtonte një mjet transporti me targa maqedonase dhe punonte për një kompani transporti nga Kumanova, raportojnë disa media.

Sipas informacioneve të para, kamioni ka dalë nga rruga, ka thyer barrierën mbrojtëse qendrore, është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe më pas ka kaluar në korsinë e kundërt, ku ka shpërthyer zjarr. Automjeti është djegur plotësisht, ndërsa shoferi ka mbetur i bllokuar në kabinë.

Nga Drejtoria Policore e Brod-Posavinës kanë njoftuar se kamioni, duke lëvizur në korsinë jugore të autostradës Autostrada A3, ka humbur kontrollin dhe pas daljes nga rruga është përplasur disa herë me barrierat mbrojtëse dhe shtyllat infrastrukturore, pas çka ka shpërthyer zjarr që e ka përfshirë shpejt të gjithë mjetin.

Dëshmitarë për mediat kroate kanë deklaruar se flakët janë përhapur shumë shpejt dhe se nuk kanë mundur t’i afrohen kabinës për t’i ndihmuar shoferit.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë përcaktuar, veçanërisht pasi nuk bëhet fjalë për përplasje me një mjet tjetër, por për humbje kontrolli mbi kamionin. Sipas disa dyshimeve, është e mundur që shoferi të ketë pasur një problem shëndetësor para aksidentit, por hetimet ende vazhdojnë.

Aksidenti ka ndodhur më 5 maj rreth orës 14:15, pranë vendit Sredanci, në drejtim të Bregana, në territorin e komunës Donji Andrijevci.(INA)

By admin7