“Ku është drejtësia?”, qytetarët e Durrësit në protestë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy të mitur

Banorët e Durrësit po mbajnë një marshim në kujtim të dy të miturve që u aksidentuan për vdekje ditën e diel nga Nikoll Radaçi, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gazetarja e A2 CNN, Eltojna Doko, bën me dije se pjesë e protestës janë bërë familjarët e të miturve dhe qytetarë të Durrësit.

Ndërkohë, qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet: “Ku është drejtësia?”./Indeksonline/

By admin7