Trajneri Ismet Munishi u paraqit në studiun e Kanal 10 në emisionin “Kampionët” për të diskutuar rreth Superligës.
Ai do jetë analist i rregullt në këtë kanal televiziv, shkruan Indeksonline
Gjatë një momenti të emisionit, Munishi dha një deklaratë të fortë. Duke ia rikujtuar të gjithëve se kush është ai!
“Jam Ismet Munishi unë o budallenj. 1 vit do të jetë babloki në këtë studio për të folur për dukuritë negative. Historia do të më kujtojë gjithmonë”, u shpreh Munishi.
Por, sikur të ketë harruar – ne po ia rikujtojmë – që Munishi ishte prej të parëve që u përfshi në skandalin e ndeshjeve të kurdisura në futbollin kosovar.
Pikërisht në hulumtimin dhe publikimin e artikullit nga Indeksonline, Ismet Munishi ishte përfshi në skandalin më të madh të futbollit kosovar.
Madje, ai ishte suspenduar për disa muaj nga Federata e Futbollit e Kosovës.


