Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin Guangxi në jugperëndim të Kinë, duke shkaktuar viktima, dëme materiale dhe evakuime masive.
Sipas mediave shtetërore kineze, deri tani janë konfirmuar dy viktima, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur. Katër persona të tjerë janë hospitalizuar, por fatmirësisht lëndimet e tyre nuk paraqesin rrezik për jetën.
Më shumë se 7 mijë banorë janë evakuuar nga qyteti Liuzhou, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet intensive të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.
Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi se të paktën 13 ndërtesa janë shembur si pasojë e dridhjeve të forta, duke shkaktuar panik te banorët në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet hekurudhore kanë paralajmëruar për ndërprerje të mundshme të trafikut hekurudhor, derisa ekspertët po kryejnë kontrolle të sigurisë në infrastrukturë.
Megjithatë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua News Agency, furnizimi me energji elektrike, ujë, gaz dhe linjat e komunikimit aktualisht po funksionojnë normalisht në shumicën e zonave të prekura.


