Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke publikuar një fotografi së bashku me djalin e saj.
Në imazhin e postuar në rrjetet sociale, artistja shihet duke e mbajtur në krahë të voglin, ndërsa krahas fotos ka shkruar: “My calendar looks a little different these days”, shkruan Indeksonline.
Postimi u prit me shumë dashuri nga ndjekësit, të cilët mbushën komentet me zemra dhe komplimente për nënën dhe djalin. Shumë prej tyre e cilësuan dyshen si një nga më të ëmblat në rrjet.
Dafina vazhdon të ndajë herë pas here momente nga jeta e saj personale, duke i gëzuar fansat me imazhe që pasqyrojnë anën e saj familjare dhe përditshmërinë si nënë.

