Kasami del në terren: Punimet në rrugën Tetovë–Prizren po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren, raporton Zyrtare.

Përmes një postimi, Kasami tha se punimet po realizohen sipas dinamikës së paraparë dhe me përkushtim për përmbushjen e standardeve të përcaktuara për këtë projekt.

“Kjo rrugë është një investim strategjik për Tetovën dhe gjithë rajonin”, theksoi Kasami, duke shtuar se projekti do të krijojë lidhje më të shpejta dhe më të sigurta me Kosovën.

Sipas tij, realizimi i kësaj rruge pritet të hapë edhe mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe të ndikojë në rritjen e lidhjeve ndërmjet Tetovës dhe Kosovës./Zyrtare.net

By admin7