Kim Mehmeti: Le të mos e mësojmë dhe le të mos e flasim gjuhën maqedonase!?

Shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me refuzimin institucional dhe të opinionit maqedonas të gjuhës shqipe.

“Ekziston një mënyrë shumë “praktike” për ta barazuar gjuhën shqipe me atë maqedonase: të veprojmë ashtu si bashkëqytetarët tanë maqedonas, të cilët nuk e mësojnë dhe nuk e flasin gjuhën shqipe?

Reklame

Madje të shkojmë edhe një hap më tutje: të kemi institucionet tona, ku ata do të vijnë me përkthyes në gjuhën e tyre, ndërsa ne tek ata me përkthyes në gjuhën tonë.
Mbase vetëm këtë “gjuhë” do e kuptojnë ata që e pëlqejnë vetëm shqiptarin e vdekur dhe që nuk e duan Maqedoninë që do të fliste edhe shqip!
Dhe ndoshta vetëm kështu qarqet antishqiptare maqedonase do ta kuptojnë se mirësia jonë për t’ua njohur të gjitha tiparet etnike e gjuhësore nuk është dobësi, as nënshtrim ynë përballë forcës maqedonase. Ndërkohë, duhet pranuar se sunduesit maqedonas sillen me përbuzje ndaj shqiptarëve të këtushëm edhe për shkakun se vasalët e VLEN’it bëjnë politikë me pantallona nëpër këmbë!”, ka shkruar Mehmeti.

By admin7