Suspendohen policët që u kapën të zhveshur në veturën e policisë

Një zyrtar policor dhe një zyrtare policore në Mitrovicën e Veriut janë suspenduar nën dyshimin për sjellje të rëndë diskredituese.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policia e Kosovës, Veton Elshani.

Reklame

“Sjellje e rëndë diskredituese që do të thotë për sjellje etike, puna e imazhit”, ka deklaruar Elshani.

Sipas tij, ndaj të dy zyrtarëve është marrë masë suspendimi për tre ditë, pas së cilës ata janë kthyer në detyrë.

“Njëri prej tyre është transferuar në një stacion tjetër për çështje operative”, ka shtuar Elshani.

Sipas informacioneve, dy policët, një burrë dhe një grua, dyshohet se janë hasur në një situatë intime gjatë orarit të punës, në një veturë zyrtare më 9 maj, nga një njësi tjetër e Policia e Kosovës.

By admin7