Kriza e re e naftës? Emiratet braktisin OPEC, paralajmërohet luftë çmimesh

Vendimi i papritur i Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u larguar nga OPEC po shihet si një “tërmet” në industrinë globale të energjisë, me pasoja që mund të ndihen në çdo cep të botës. Një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës po shkëputet nga karteli që për dekada ka diktuar ritmin e çmimeve globale – dhe tregjet janë në alarm.
Për më shumë se gjysmë shekulli, OPEC ka qenë “regjisori” i padiskutueshëm i tregut të naftës, duke balancuar ofertën dhe kërkesën përmes kuotave të prodhimit. Por largimi i Emirateve rrezikon të thyejë këtë ekuilibër të brishtë dhe të hapë derën për një garë të ashpër mes eksportuesve.
Analistët paralajmërojnë një skenar dramatik: rritje agresive e prodhimit deri në 5 milionë fuçi në ditë nga Abu Dhabi, që mund të çojë në një përplasje direkte me Arabia Saudite – liderin de facto të OPEC-ut. Nëse Riadi kundërpërgjigjet me ulje çmimesh, tregu mund të futet në një spirale të rrezikshme “lufte çmimesh”, me pasoja për ekonomitë globale.

Rekorde të reja në horizont? Ari mbi 4,000€, investitorët në alarm?!

Situata bëhet edhe më shpërthyese në sfondin e tensioneve me Iran dhe rivaliteteve në Gjirin Persik, ku çdo lëvizje politike mund të përkthehet menjëherë në luhatje të forta të çmimeve të energjisë.
Ndërkohë, Emiratet po luajnë një lojë afatgjatë: investime strategjike në infrastrukturë që anashkalojnë pikat kritike si Ngushtica e Hormuzit dhe diversifikim i rrugëve të eksportit. Ky është një sinjal i qartë se Abu Dhabi synon më shumë pavarësi dhe kontroll mbi fatin e vet energjetik.
Megjithatë, goditja për OPEC-un është e rëndë. Organizata, që dikur kontrollonte deri në 85% të tregut global të naftës, sot ka rënë në rreth 50% – dhe ky largim vetëm sa e dobëson më tej ndikimin e saj.
Në prapaskenë, një tjetër realitet po merr formë: tranzicioni energjetik global. Me investime masive në elektrifikim nga gjigantë si Kina dhe rënie graduale të kërkesës për naftë, ky vendim mund të jetë vetëm fillimi i një epoke të re.
Pyetja që mbetet: a është kjo fundi i dominimit të OPEC-ut – apo fillimi i një kaosi të ri në tregjet e energjisë?

By admin