Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Qenan Aliu, ka reaguar lidhur me dërgimin e çështjeve në KOMISIONIN E VENECIAS nga ana e kryeministrit.
Sipas Aliut, Komisioni i Venecias është trup këshilldhënës që jep rekomandime mbi standardet minimale ndërkombëtare dhe nuk pengon shtetet multietnike që të avancojnë barazinë gjuhësore.
Ai vlerëson se Mickoski, duke i dërguar vazhdimisht çështjet në këtë komision, po synon të fitojë kohë dhe po i keqpërdor këshillat miqësore të këtij institucioni ndërkombëtar.
“Mickoski po zbaton një filibustering pervers politik, duke u paraqitur si gjeneroz hipokrit”, shprehet Aliu.


