Largohet ekipi gjerman që po punonte në remont në KEK

Ekipi gjerman që ishte duke punuar në remont në KEK është larguar nga zona ku po punonte.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, gjatë punimeve që janë bërë nga inxhinierët në elektrofiltra është dëmtuar azbesti.

Ky material është kancerogjen, rrjedhimisht ata janë larguar nga vendpunimi ku kanë qenë të angazhuar.

Reklame

Tenderin për projektin e elektrofiltrave në Termocentralin Kosova B e ka fituar kompania gjermane “Engineering Dobersek GmbH”, ndërsa punimet po kryhen nga nënkontraktorë, përfshirë kompaninë shqiptare “Eurosteel”. Remontin e turbinës e ka kompania amerikane “General Electric”.

By admin1