Kurti: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për president do të ishte parapërgatitje për zgjedhje të reja

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, ka folur për media pasi në seancën konstituive s’ka propozuar kandidat për kryetar të Kuvendit.

Kurti ka thënë se dëshiron t’i japë shansë marrëveshjes për president, meqë po të konstituohet Kuvendi pa marrëveshje për president, i bie të ishte parapërgatitje për shpërndarje të Kuvendit.

“Duhet t’i japim shansë marrëveshjes politike apo konsensusit për presidentin apo presidenten e re. Cfarëdo konsitutimi pa marrëveshje për presidentin, do të ishte parapërgatitje për shpërndarje të Kuvendit. Marrëveshja është rruga e duhur për konstituimin e institucioneve, ashtu sic e do rendi”, ka thënë Kurti.

By admin7