Kurti në kuvend dy orë para seancës, nuk flet për takimin e së dielës me Hamzën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë sot duke dalë nga Kuvendi i Kosovës, dy orë para seancës plenare që është paraparë të nis në orën 11.

Në dalje nga parlamenti, ai u pyet për takimin e mbrëmshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por refuzoi të fliste.

Bashkë me Kurtin, nga kuvendi drejt qeverisë u pa duke shkuar, edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit ka qenë pjesë e negociatave që shefi i Vetëvendosjes bënte me LDK-në për çështjen e presidentit.