Lajmet e fundit
Tragjedi në Gjermani: Babai dhe vajza 3-vjeçare humbin jetën në aksident, shoferi i kamionit largohet Një aksident i rëndë trafiku në autostradën A3, pranë Emmerichut në Gjermani, ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një 36-vjeçari dhe vajzës së tij vetëm trevjeçare. Aksidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në drejtim të Këlnit. Sipas policisë gjermane, një kamion që po kalonte nga korsia e djathtë në të majtën dyshohet se nuk ka vërejtur një automjet Volkswagen Golf që po lëvizte në atë pjesë të autostradës. Shoferi i Golfit ka tentuar të shmangë përplasjen, por ka humbur kontrollin mbi automjetin. Vetura është përmbysur, duke shkaktuar pasoja të rënda. 36-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajza e tij trevjeçare dhe partnerja e tij 26-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, kanë pësuar lëndime të rënda. Vajza është dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë më vonë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, 26-vjeçarja tashmë nuk është në rrezik për jetën. Policia në kërkim të shoferit të kamionit Hetuesit dyshojnë se aksidenti është shkaktuar nga kamioni. Drejtuesi i tij dyshohet se ka frenuar pas përplasjes, por më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa pritur policinë. Dëshmitarët kanë përshkruar kamionin si një mjet me ngjyrë të errët dhe targa bullgare. Rimorkioja dyshohet se kishte targa holandeze dhe transportonte një kontejner të kuq. Policia gjermane ka nisur kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e kamionit dhe drejtuesit të tij. Deri tani, ai ende nuk është lokalizuar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.
14 Sep 2026, Mon

Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uron që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë pas verdiktit që pritet të shpallet të mërkurën në Hagë.

Në mbledhjen e parë të Qeverisë, Kurti ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe kundër një pushtuesi që kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raporton Klankosova.tv.

“Për ne është gjithçka e qartë. Populli i Kosovës dhe rezistenca, si dhe lufta jonë, kanë qenë qartazi çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Besojmë dhe urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre dhe pranë familjeve”, ka deklaruar Kurti.

Të mërkurën pritet të shpallet verdikti për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./Klankosova.tv

Te Fundit