Lajmet e fundit
Tragjedi në Gjermani: Babai dhe vajza 3-vjeçare humbin jetën në aksident, shoferi i kamionit largohet Një aksident i rëndë trafiku në autostradën A3, pranë Emmerichut në Gjermani, ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një 36-vjeçari dhe vajzës së tij vetëm trevjeçare. Aksidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në drejtim të Këlnit. Sipas policisë gjermane, një kamion që po kalonte nga korsia e djathtë në të majtën dyshohet se nuk ka vërejtur një automjet Volkswagen Golf që po lëvizte në atë pjesë të autostradës. Shoferi i Golfit ka tentuar të shmangë përplasjen, por ka humbur kontrollin mbi automjetin. Vetura është përmbysur, duke shkaktuar pasoja të rënda. 36-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajza e tij trevjeçare dhe partnerja e tij 26-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, kanë pësuar lëndime të rënda. Vajza është dërguar në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë më vonë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, 26-vjeçarja tashmë nuk është në rrezik për jetën. Policia në kërkim të shoferit të kamionit Hetuesit dyshojnë se aksidenti është shkaktuar nga kamioni. Drejtuesi i tij dyshohet se ka frenuar pas përplasjes, por më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa pritur policinë. Dëshmitarët kanë përshkruar kamionin si një mjet me ngjyrë të errët dhe targa bullgare. Rimorkioja dyshohet se kishte targa holandeze dhe transportonte një kontejner të kuq. Policia gjermane ka nisur kërkimet për identifikimin dhe gjetjen e kamionit dhe drejtuesit të tij. Deri tani, ai ende nuk është lokalizuar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.
14 Sep 2026, Mon

Vendimi i 16 shtatorit, Ambasada e SHBA-së alarmon: Po planifikohen demonstrata të mëdha

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, ka dalë me një reagim, lidhur me paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator, në ditën kur do të shpallet aktgjykimi në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.

Sipas njoftimit, ambasada amerikane kërkon që të shmangen zonat ku është paralajmëruar të zhvillohen demonstrata dhe kërkon që të ketë kujdes nëse dikush gjendet pranë grumbullimeve të mëdha.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe pengesa të rënda në trafik. Këshillohet të kufizoni lëvizjet në zonën përreth vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimin drejt vendit të punës apo shkollës nëse rruga juaj kalon përmes zonave të prekura, pasi mund të mos arrini ta përfundoni udhëtimin në kohë.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t’i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së pengesave në trafik.

“Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur dhe do të ofrohen shërbime të kufizuara konsullore sipas nevojës.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Te Fundit