Ky është dorasi dhe viktima në Ferizaj, ngjarja që tronditi mbrëmë qytetin

Mbrëmë rreth orës 22:50, policia rajonale e Ferizajt ka pranuar informatën se një person ishte gjetur pa shenja jete në një banesë në katin e nëntë të një objekti banesor në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Është vrarë më armë zjarri në mënyrë misterioze 32-vjeçari, Florim Haxhidema. I dyshuari kryesor për vrasjen është 50-vjeçari, Muhamet Begisholli.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Begishollit, ndërsa në momentin e incidentit ndodheshin aty bashkëshortja, si edhe vajza e tij A.R. (24 vjeçe). Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari Begisholli është ndaluar për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Indeksonline/

By admin7