Pak ditë më parë e theu këmbën, mbrëmë Kone dhuroi “show”, duke kërcyer në dhoma të zhveshjes!

Kombëtarja e Kanadasë është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Botës, pasi mbrëmë mposhti minimalisht 1:0 Afrikën e Jugut.

Ismael Kone, ishte aty – djaloshi që pak ditë më parë theu këmbën gjatë ndeshjes në Kupën e Botës, shkruan Indeksonline

Të gjithë u befasuan kur e panë lojtarin në këmbë pas ndeshjes, duke kërcyer dhe festuar kualifikimin më tej.

Madje në videot e publikuara, bashkëlojtarët e tij tallen, duke thënë se është gati për ndeshjen e radhës.

Sigurisht që Kone pritet të jetë jashtë fushave për më shumë se 4/5 muaj dhe aventura e tij në turne ka marrë fund.

By admin4