Lufta në Lindjen e Mesme/ Kryediplomati Iranian mbërrin në Rusi, priten bisedimet me Putin

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mbërriti këtë të hënë në Shën Petersburg, ku pritet të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi me Putinin pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Teheranit për të siguruar mbështetje ndërkombëtare.

Diplomacia iraniane është intensifikuar pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe konfliktit me SHBA-të dhe Izraelin, të nisur në fund të shkurtit, pas raundit të parë të bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit në Pakistan.

Ndërkohë, ambasadori iranian në Rusi, Kazem Jalali, deklaroi në X se Irani dhe Rusia përbëjnë një “front të bashkuar” përballë, sipas tij, “fuqive hegjemonike globale”, duke theksuar synimin për një rend botëror më të balancuar.

By admin5