Ministri i Jashtëm gjerman në selinë e OKB-së

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul nis një vizitë dyditore në OKB në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në debatet e Këshillit të Sigurimit. Temë debati: ndikimi i luftës me Iranin në ekonomi dhe energji.

Ministri i gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, nis një vizitë dyditore në selinë e OKB-së në Nju-Jork për të diskutuar për ndikimin e luftës me Iranin ndaj çmimeve të energjisë dhe ndaj ekonomisë.

Në Nju-Jork politikani i CDU-së pritet që të marrë pjesë në një debat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi sigurinë detare dhe të mbajë një fjalim.

Më pas, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme, Wadephul pritet të marrë pjesë në konferencën për rishikimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Një nga arsyet kryesore të sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në fund të shkurtit është që Teheranit t’i hiqej aftësia për të ndërtuar një bombë atomike.

Gjatë vizitës së Wadephul-it janë planifikuar gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të OKB-së.

Rishikimi i Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore

Konferenca për rishikimin e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore zhvillohet rregullisht çdo pesë vjet në selinë e OKB-së në Nju Jork. Qëllimi i saj është vlerësimi i përparimit në çarmatimin bërthamor, mospërhapjen dhe përdorimin civil të energjisë bërthamore. Bëhet fjalë për verifikimin e zbatimit të traktatit që hyri në fuqi në vitin 1970, i cili synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore, të promovojë çarmatimin dhe të sigurojë përdorimin paqësor të energjisë atomike. Kjo konferencë konsiderohet si një shtyllë qendrore e sigurisë ndërkombëtare. /DW

By admin3