Lyrical Son sonte mysafir në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti i njohur Lyrical Son do të jetë sonte mysafir në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet për të nëntën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përveç tij, sonte do të flasin edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, nxënësja Lisa Balaj, gazetari Lorik Kajtazi, veterani i luftës çlirimtare Arsim Hamiti dhe aktivisti Milot Krasniqi.

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon si shprehje e kundërshtimit ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe e solidaritetit me ta.

Nata e nëntë e protestës mbahet sonte, më 24 shtator, në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.